Aktori i njohur Lutfi Hoxha ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga teatri “Aleksandër Moisiu” Durrës. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e nesërme në hollin e teatrit.
Hoxha numëron shumë role në filmat shqiptar, mes tyre babai i Tilit, tek “Shoku ynë Tili”, “Dollia e dasmës sime”, “Tingujt e luftës”, etj.
Lutfi Hoxha lindi më 1 Qershor 1934. Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike.
Filmat ku ka luajtur;
Ne dhe Lenini (2009)
Një ditë e mrekullueshme (2003)
Vetmi (1990) – Leko
Pranvera s’erdhi vetëm (1988)
Nata e parë e lirisë (1984) – Hamalli
Shoku ynë Tili (1981) – Qemali
Në prag të lirisë (1981) – Veliu
Intendenti (1980) – File
Dollia e dasmës sime (1978) – Krushku
Një udhëtim i vështirë (1977)
Tingujt e luftës (1976)
Thirrja (1976) – Ndue
Pylli i lirisë (1976) – Nauni
Ilegalet (1976)
Rrugicat që kërkonin diell (1975) – Përgjegjës i bojaxhinjve – anëtar i njësitit
Detyre e posaçme (1963)