-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festa u kthye në tragjedi/ Si vdiqën katër të rinjtë rrugës për në shtëpi?

Kryesoret

Në Cagliari, katër të rinj (dy djem dhe dy vajza) humbën jetën dhe dy u plagosën rëndë në një aksident rrugor që ndodhi pak pas orës 5 të mëngjesit. Viktimat, ende të paidentifikuar, janë të moshës 18-20 vjeç, ndërsa dy të së njëjtës moshë janë transportuar në spital.

Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë e përfshirë në aksidentin e tmerrshëm kishin qenë në një klub natë dhe me siguri po ktheheshin nga festa në shtëpi.

Ford Fiesta me gjashtë të rinjtë në bord po udhëtonte përgjatë Viale Marconi në drejtim të Quartu Sant’Elena kur në kryqëzim ndoshta në përpjekje për të marrë kthesën makina humbi kontrollin.

Fillimisht u përplas me një trotuar dhe më pas me një mur duke u përmbysur. Katër nga të rinjtë kanë dalë nga kabina si pasojë e përplasjes së fortë, dy prej tyre kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Zjarrfikësit nxorën dy viktimat e tjera nga ajo që kishte mbetur nga Ford Fiesta.

E dielë tragjike/ Vdesin katër të rinj, dy në gjendje të rëndë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit