Vlora u trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje me armë zjarri. Laert Keka 41-vjeç u vra pa mëshirë. Ai ishte duke lëvizur me një motor, ndoshta në atë orar duke u kthyer në shtëpi, por udhëtimi u pre në mes. Plumbat i morën jetën.
“Persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri drejt një personi pranë Kishës Ortodokse, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Janë marrë masat për ndjekjen e autorëve” deklaroi ai.
Policia deri tani ka mbledhur gëzhojat dhe ka gjetur një makinë të djegur në fshatin Kotë, brenda së cilës kishte një kallashnikov.
Tetë persona janë shoqëruar deri tani, dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes dhe njerëz që mund të kenë dijeni për rrethanat.
Keka është një emër i dëgjuar dhe njohur jo vetëm në lagjen ku jetonte në Vlorë, por edhe për drejtësinë. Paraprakisht dyshohet se ka bërë 10 vite burg për vrasje në bashkëpunim.
Rreth vitit 2000 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë.
Në skedën e tij në policinë kriminale janë edhe disa konflikte të tjera. Kjo i ka bërë hetuesit që të përqendrohen tek pista e vrasjes për hakmarrje.
Pengmarrje dhe vrasje! E shkuara e zezë e “Kapitenit”, 8 të shoqëruar për vrasjen