-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte ndeshja/ Sekuestrohen kapsolla dhe flakadanë! Ishin fshehur mes flamujve

Kryesoret

Sonte në 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Poloni në “Arenën Kombëtare”.

Policia njofton se disa grupe tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor të futin në stadium, një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike të cilat janë sekuestruar.

“Policia e Shtetit apelon dhe një herë, për të gjithë tifozët dhe sportdashësit, që kanë vendosur të ndjekin në stadium, ndeshjen e futbollit Shqipëri-Poloni, që në asnjë rast të mos mbajnë me vete, gjatë hyrjes në stadium, dhe që në asnjë rast të mos tentojnë të futin në stadium, sendet e mëposhtme:

Flakadanë apo lëndë të tjera piroteknike, sende të forta dhe metalike, monedha dhe banderola me përmbajtje raciste ose diskriminuese.

Gjithashtu, Policia apelon që tifozët dhe sportdashësit, që do të ndjekin ndeshjen në stadium, të mos mbulojnë fytyrën që bën të pamundur identifikimin e tyre, si dhe të mos dëmtojnë në asnjë mënyrë ulëset apo pajisje të tjera në stadium” kërkon policia.

Sonte ndeshja me Poloninë! Rrugët e bllokuara në Tiranë dhe masat në stadium

Skema/ Si do të zbresë Sylvinho në fushë përballë Polonisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit