-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiunonte Parlamentin e Britanisë së Madhe në Kinë, arrestohet hulumtuesi

Kryesoret

Një studiues në Parlamentin e Britanisë së Madhe është arrestuar pasi dyshohet se ai po jepte informacione Kinës.

Policia ka konfirmuar se dy persona, një në të 20-tat dhe një tjetër në të 30-tat, u arrestuan në bazë të Aktit të Sekreteve Zyrtare. Njëri prej tyre ishte studiues i përfshirë në çështjet ndërkombëtare të Parlamentit britanik.

Siç u raportua fillimisht, ky studiues kishte lidhje me disa deputetë konservatorë.

Të dy të arrestuarit u dërguan në një stacion të policisë në jug të Londrës dhe më pas u liruan me kusht deri në fillim të tetorit.

Departamenti Kundër Terrorizmit e Policisë Metropolitane, e cila mbikëqyr veprat e lidhura me spiunazhin, është duke e hetuar rastin.

Emri i personit të arrestuar nuk është publikuar, por mediat britanike thonë se ai kishte jetuar për një kohë në Kinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit