-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia: Tre adoleshentë rrahën 17-vjeçarin që punonte kamarier

Kryesoret

Policia ka dhënë detajet e para për sherrin që ndodhi mbrëmë në mesnatë në Berat ku u dhunua një adoleshent teksa po punonte kamarier. Sipas policisë kanë qenë tre 16-vjeçarë që dhunuan 17-vjeçarin.

“Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre” njofton policia. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Kërcet dajaku në mesnatë/ 17-vjeçari bëhet për spital

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit