-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Euroactiv”: Athina mohon Kurtin se Greqia është afër njohjes së pavarësisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Greqia është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, por Athina i tha “Euroactiv”-it se asgjë nuk ka ndryshuar.

Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qiproja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, transmeton Klankosova.tv

Duke folur në televizionin polak të dielën, Kurti tha: “Ne kemi punuar shumë në aspektin diplomatik që ata t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i zyrës sonë në Athinë” tha ai.

Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse të akredituar nga UNMIK-u në Prishtinë, ndërsa Athina ka një Zyrë për Çështje Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës.

Por i pyetur nga EURACTIV në lidhje me deklaratën e Kurtit, një burim i qeverisë greke komentoi: “Qëndrimi grek ka mbetur i pandryshuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit