Ditë tragjike në Burrel. Një fëmijë 2-vjeç ndërroi jetë paraditen e sotme. Ai ndodhej në çerdhe kur ka shfaqur probleme, ndërsa është nisur për në spitalin e qytetit nga dy edukatore, ku ndërroi jetë.
“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit.
Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital” njofton policia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
U sëmurë në kopsht, 4-vjeçari vdes rrugës për në spital në Burrel