9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në 25 shtator jepen dënimet për inceneratorin e Fierit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme caktoi sot datën 25 shtator për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Fierit. Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar akuzon për shpërdorim detyre dhe korrupsion ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Prokuroria e Posaçme, kërkoi dënim me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Në pretencën e lexuar në gjykatë SPAK kërkoi fajësi edhe për 14 të pandehurit e tjerë të së njëjtës dosjeje, mes të cilëve edhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako dhe biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto, në dënime që varionin nga 3 deri në 12 vjet heqje lirie.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kërkoi pafajësi dhe drejtësi të pandikuar në Gjykatën e Posaçme për akuzat kundër tij për inceneratorin e Fierit. Koka i konsideroi akuzat absurde dhe të bazuara në mendime personale të ish-drejtuesve të LSI.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit