Podujeva është tronditur sot nga një vrasje që ka ndodhur mesditë. Valmir Breznica është qëlluar për vdekje në një market në Podujevë. Breznica i njohur me nofkën “Dhija” dyshohet se është qëlluar nga një i mitur.
Në këtë incident ka mbetur e plagosur gruaja e viktimës e cila është jashtë rrezikut për jetë. “Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur” thuhet në njoftimin e Policisë.