Eksperti, Enest Gjoka i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli në lidhje arritjet e trajnerit, Sylvinho me kombëtare që nga marrja e drejtimit si dhe fitorja emocionuese e ndeshjes së djeshme për kualifikueset e “Euro 2024”.
Gjoka u shpreh se stafi i ka sjell një grup të fortë dhe ka sjellë risi duke marrë nga ekipi maksimumin.
“Çdo staf i ri qe vjen sjell diçka ndryshe, ardhja e stafit me Sylvinho ka sjellë një grup ete forte e ka nga ana psikologjike. Nga ana teknike ka sjelle risi. Skuadra ka kohe qe është strukturuar dhe Silvinho po merr maksimimun.
Janë armët e trajnerit që të bëjë lojërat te japin maksimumin. Ndërtimi i urave lidhëse per te nxjerre maksimumin e skuadrës është detyra e tij. Kjo Shqipëri deri tani po tregon një karakter ndryshe dhe kishim kohe pa e pare.
E vetmja kombëtare qe kemi qe lojtarë që luajnë ne kampionate serioze. Keta lojtare janë titullar, kane qene 80% qe rrinin ne stol ndërsa titullarët sot po japin me të mirën nëpër botë,” u shpreh Gjoka.