-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet skandali i Sterilizimit/ KLSH: Spitali i pagoi koncesionarit ujin, dritat e qiranë

Kryesoret

Dosja e Sterilizimit ka qenë një nga çështjet kryesore të muajve të verës në media pas arrestimit të ish-zv/ ministrit dhe biznesmenit që e fitoi, ndërsa gjykata kërkoi hetimin e ish-ministrit Ilir Beqja. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport për situatën në Spitalin e Traumës duke nxjerrë në pah një tjetër skandal në lidhje me këtë koncesion. “5Pyetjet.al” publikon raportin.

KLSH thotë se koncesionari “Sani servis” që ka marrë “Sterilizimin” po përdor energjinë elektrike dhe ujin nga spitali që drejton ish-deputetja socialiste Edlira Bode, shpenzimet e te cilave mbulohen nga buxheti i këtij institucioni që paguhen nga lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Kontrata koncesionare për Sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale parashikon që kompania private duhet të përballojë me të ardhurat e saj faturat e energjisë elektrike, të ujit të pijshëm dhe qiranë e ambienteve.

Koncesionari përdor energjinë elektrike dhe ujin nga spitali, shpenzimet e te cilave mbulohen nga buxheti i SUT” thotë raporti, të cilin “5Pyetjet.al” po e publikon.

Sipas raportit të auditit dëmi llogaritet në shumën 17 milionë lekë të reja. Gjithashtu spitali nuk i ka marrë qira koncesionarit për përdorimin e ambienteve të tij. Jo vetëm kaq, por spitali ka lejuar që pavarësisht se kishte një kontratë për të sterilizuar mjetet, të vijonte puna për të përdoruar autoklava sterilizuese duke vepruar ne kundërshtim me kushtet e kontratën.

Në cilësinë e titullarit dhe nëpunësit autorizues te Spitalit Universitar te Traumës ka lejuar që krahas shërbimit të sterilizimit nga koncesionari Sani Service, në shërbimet Neurokirurgji, Salla e kirurgjisë plastike, Kabineti Maksilo Faciale dhe Reaminacion të SUT-së të përdoren autoklava sterilizuese, të cilat në inventarin e SUT gjenden 9 (nëntë) autoklava sterilizuese në vlerën totale 3,604,584 lekë, duke vepruar ne kundërshtim me kushtet e kontratën koncesionare” thuhet në raportin që publikon “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit