Një vajzë 28-vjeçe nga Shqipëria ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në Korinth në Greqi.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën kombëtare Athinë-Korinth, kur një makinë është përplasur me një motoçikletë me dy persona.
Vajza shqiptare vdiq ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë. Drejtuesi i veturës është arrestuar.