GJKKO ka caktuar datën 14 shtator për seancën e radhës paraprake ndaj kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
“Dua 4 orë leje”! Refuzohet kërkesa, Fredi Beleri ngelet në burg
Ky i fundit u kap duke blerë votë në 12 maj, pak ditë para zgjedhjeve lokale, të cilat i fitoi, ndërsa mësohet se në këtë seancë Beleri mund të marrë pjesë.
SPAK kërkon për Belerin hetim për veprën penale të “Korrupsionit zgjedhor”.
Greqia nis drejt Tiranës delegacionin për të ndihmuar Belerin
Kujtojmë se, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka bërë dy rekurse në Gjykatën e Lartë duke tentuar që të rrëzojë vendimet e shkallës së parë dhe Apelit për të dalë nga burgu.
Beleri kërkon që të shpallen të paligjshme përgjimet dhe arresti që sollën më pas. Kërkesa do të shqyrtohet nga trupa e Gjykatës së Lartë.