Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Greqinë ku u ekzekutuan me breshëri plumbash 6 persona ku sipas mediave greke dyshohet se janë shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Lutsa ku kanë nisur hetimet në lidhje me të gjitha pistat të cilat mund të kenë sjellë këtë masakër.
FOTO/ Pritë apo vendtakim, kjo është makina me 6 viktima që dyshohet se janë shqiptarë
Një nga pistat e para të hapura nga autoritet grekë është ajo e larjes së hesapeve. Ndërkohë media greke “Kathimerini” shkruan se problemi ka ardhur nga burgu. Sipas medias greke dyshohet se vrasja mund të ketë lidhje me çështje të së shkuarës të cilat kanë lidhje me burgun.
Nga informacionet e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri.
Pesë viktima janë gjetur brenda në makinë, ndërsa njëri që mendohet se ishte shoferi është gjetur jashtë makinës me targa gjermane. Dyshohet se ai ka tentuar të largohej por është qëlluar për vdekje.
25 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Gëzhojat e gjetura i përkasin një pistolete 9 mm që duket se është përdorur për ekzekutim.
Autorët mendohet se janë larguar me motor dhe një makinë të zezë.
6 shqiptarë të vrarë në Greqi? Reagon për herë të parë ambasada