-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Betohen ministrat e rinj në Presidencë

Kryesoret

Paraditen e sotme janë betuar në Presidencë përpara kreut të shtetit pesë nga gjashtë ministrat e rinj që u votuan dje në parlament. Igli Hasani në postin e ministrit të Jashtëm në vendin e Xhaçkës, Albana Koçiu tek shëndetësia në vendin e Ogerta Manastirliut që shkon tek Arsimi duke larguar Kushin.

Anila Denaj tek ministria e Bujqësisë në ishte më parë Frida Krifca dhe Arbi Mazniku në ministrinë e re të Pushtetit Vendor. Zyrtarisht sot marrin detyrën e re.

Ndërkohë që Ervin Mete dje u shkarkua nga posti i kreut të AMF-së dhe në seancën e radhës në Kuvend betohet si ministër i Financave në vendin e Delina Ibrahimajt, e cila do të marrë detyrën e ministres së shtetit për Sipërmarrjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit