-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidentet gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni, e pësojnë 12 tifozë, mes tyre 7 polakë

Kryesoret

Mbrëmja e së dielës ka qenë emocionuese për të gjithë shqiptarët pas fitores 2-0 të Shqipërisë kundër Polonisë.

Ndonëse masat e marra për sigurinë gjatë ndeshjes ishin të larta u regjistruan disa incidente të cilat ndalën për disa sekonda fillimin e ndeshjes.

Në fillim ishin përplasjes mes tifozëve të dy kombëtareve dhe hedhja e flakadanëve në fushë. Gjatë gjithë ditës së ndeshjes u gjetën flakadanë në të gjitha mënyrat e mundshme që tifozët tentuan të fusnin në stadium por kishte edhe në ato raste që ia arritën.

Policia e Tiranës ka identifikuar tifozët të cilët prishën qetësinë hodhën flakadanë në fushë, ndërsa sipas burimeve deri më tani janë identifikuar 12 persona, të cilët janë shoqërua për t’u marrë në pyetje.

Nga këta 12 të shoqëruar mësohet se 5 prej tyre janë shtetas shqiptarë dhe 7 të tjerët janë polakë.

Pas marrjes në pyetje ata u proceduan në gjendje të lirë. Pesë shqiptarët për mbajtjen dhe hedhjen e lëndëve piroteknike në stadium, ndërsa shtatë shtetasit polakë për prishje të rendit.

Identifikimi i tyre është bërë pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë brenda në stadium, por edhe jashtë tij, ndërsa janë duke analizuar pamjet e kamerave të tjera për të identifikuar edhe persona të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit