Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë belge pasi akuzohen se ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit në një banesë në zonën e quajtur Roeselare.
Bëhet me dije se hetuesit kanë gjetur mbetjet e një plantacioni kanabisi në një shtëpi private që ndodhej pranë godinës së rajonit të policisë.
Sipas mediave të huaja efektivët e policisë kalonin pranë banesës ku kultivohej kanabisi dhjetëra herë çdo ditë, por pa mundur të gjurmonin veprimtarinë e paligjshme.