Pas ndërhyrjes kirurgjikale rreth një muaj më parë, pasi pësoi goditje në tru, aktor i njohur Genci Fuga, është shfaqur mes kolegëve dhe miqve.
“Me Genci Fugën, kolegun e mikun e mirë duke festuar për jetën! Mirëse erdhe Genc”, shkruan deputetja Taulanda Jupi.
Kujtojmë që Fuga iu nënshtrua një operacioni mjaft delikat para kohë më parë, pasi goditja që pësoi në tru po i rrezikonte jetën.
Ishte bashkëshortja e tij Enirieta Fuga e cila kërkoi ndihmën e shqiptarëve, pasi për operacionin nevojiteshin 19 mijë euro. Por mesa duket gjithçka e keqe është lënë pas.