Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala” përballja mes Kosovës dhe Rumanisë.
Stadiumi ka një kapacitet prej 54 mijë shikues por duket se nuk do të jetë në kapacitetin e saj pasi tifozët rumune kanë vendosur të mos e ndjekin.
Sipas Gsp.ro deri më tani janë shitur 27 mijë bileta, pasi interesimi i tifozëve rumun është shumë i vogël për këtë përballje, pas barazimit të Rumanisë ndaj Izraelin (1-1).
Federata rumune po shpreson që deri para ndeshjes të shiten të paktën 30 mijë bileta.
Atmosfera nuk është aq e mirë në kampin rumun, pasi që pas duelit me Izraelin futbollistët e Rumanisë janë vërshëllyer në stadium nga tifozët e zhgënjyer, ndërsa edhe trajneri është sulmuar nga mediat.
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe i takon Grupit I kualifikues.