Një numër i konsiderueshëm peshqish janë gjetur të ngordhur në një kanal në fshatin Kodhel të Lezhës ditën e sotme.
IKMT dhe policia në vendngjarje, nga vëzhgimet paraprake nuk është konstatuar ndonjë subjekt industrial apo individ që mund të këtë hedhur lëndë helmuese.
Ndërkohë mësohet se janë marrë kampione të ujit për t’u dërguar për analiza të thelluara dhe për të zbardhur shkakun e këtij rasti.