-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Senatorët amerikanë letër Blinken-it: Mbro Preshevën

Kryesoret

Një nga shqetësimet më të mëdha të të shqiptarëve të Kosovës në Luginën e Preshevës janë garantimi i të drejtave.

Në lidhje me këtë shqetësim senatorët amerikanë Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters i janë drejtuar me një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken.

Lajmi e ka bërë të ditur këshilltarja politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani.

Sinani për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka ndarë letrën e drejtuar Blinken ku theksohet se zyrtarët lokal kanë faktuar diskriminimin e shqiptarëve nga Beogradi.

Sipas tyre kërkohet ndërhyrje për të bërë të mundur që Serbia të respektojë planin 7 pikësh që siguron të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Brifing-u për Luginën në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni K. Ernst dhe Senatorit Gary C. Peters, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat i mbajtur me 28.02.2023, dha rezultatet e veta”, shkruan Sinani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit