-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’ka logjikë”! Xhafaj kritika për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses

Kryesoret

Komisioni i Ligjeve mes debateve miratoi ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet u miratuan me 12 vota pro, 1 abstenim të Fatmir Xhafajt dhe 1 votë kundër të Oerd Bylykbashit.

Përfaqësuesi i ministrisë së Drejtësisë e konsideroi këtë si një synim për garantimin e një trajtimi dinjitoz për punën e gjyqtarëve dhe garanci për pavarësinë në punën e tyre.

Por deputeti socialist Fatmir Xhafaj edhe pse deklaroi se është pro rritjes së pagave shfaqi rezerva duke e krahasuar rolin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Gjykatën e Lartë. Diferenca sipas tij është shumë e madhe dhe e pajustifikueshme.

“Një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese merr dyfishin e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Një gjyqtar i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë.

Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjitha kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion”, tha Xhafaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit