-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku në Maqedoninë e veriut: Integrimi në BE prioritet, humbëm kohë me “Ballkanin e Hapur”

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku ishte e pranishme në një konferencë në Maqedoninë e Veriut që kishte si temë “Avancimin e Procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”.

Gjatë fjalës së saj në panel, Tabaku argumentoi se procesi i integrimit është një proces me rëndësi për qytetarët më shumë se sa për qeveritë.

Sipas saj, kjo do të thotë se qytetarët duhet t’i prekin përfitimet e BE-së më shumë se sa kushdo tjetër dhe se këto përfitime nuk duhet të zhbëhen dhe as të eklipsohen nga vullneti politik apo burokracia.

Tabaku shtoi se shqiptarët dhe jo vetëm ato, por gjithë Ballkani Perëndimor duhet të kishin këmbëngulur për Procesin e Berlinit më herët.

Deputetja tha se humbja e kohës me procese paralele ka vonuar përfitimet ndaj qytetarëve ndërsa vuri në dukje që Tregu i Përbashkët Rajonal është një risi e domosdoshme dhe me përfitime për të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit