Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Një grua 52-vjeçe ka ndërruar jetë tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të TEG-ut.
Sipas policisë L. M., 52 vjeçe gjatë momentit që ndodhej në tarracën e banesës së saj ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.