Kualifikimi për në Euro 2024 nuk është vetëm çështje pikësh dhe pjesëmarrjeje, por edhe një betejë për të fituar sa më shumë të ardhura.
Paratë e çmimeve të Euro 2024 janë rritur në 371 milionë euro rekord. Kjo rrit çmimin me 23% krahasuar me Kampionatin Evropian të mëparshëm të Futbollit në vitin 2016.
24 vendet pjesëmarrëse mund të shpërndajnë gjithsej jo më pak se 371 milionë euro. Gjatë edicionit të mëparshëm, grupi i çmimeve ishte 301 milionë euro.
Shqipëria aktualisht ndodhet në një pozitë të mirë me 10 pikë në krye të grupit E me vetëm 3 ndeshje të mbetura në këto kualifikuese dhe shumë pranë prekjes së ëndrrës europiane për herë të dytë.
Paratë e çmimeve të Kampionatit Evropian ndahen si më poshtë:
9.25 milionë euro për çdo ekip që merr pjesë në grupe.
1.5 milionë euro për çdo fitore në grup dhe 750 mijë euro për barazim.
2 milionë euro për çdo kombëtare që kalon në raundin e 1/16-ave.
3.25 milionë euro për çdo kombëtare që arrin në çerekfinale.
5 milionë euro për çdo kombëtare që arrin në gjysmëfinale.
7 milionë euro për finalistin që humbet.
10 milionë euro për fituesin e Euro 2024.