-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ U kap me 4 mina me telekomandë, momenti kur 51-vjeçari negocion për shitjen e tyre

Kryesoret

51-vjeçari, Petrit Ndoji është vënë në pranga ditën e sotme nga policia pasi ishte gjatë rrugës për të shitur 4 mina me telekomandë.

Arrestimi i tij është bërë në Lezhë ndërsa kanë dalë detaje të reja në lidhje me rastin. Mësohet se Ndoji dy ditë para se të arrestohej ishte fotografuar në Vlorë teksa po bënte një bisedë me një person për shitjen e katër minave për shumën 10 mijë euro.

Arrestimi i 51-vjeçarit u bë kur ai ishte me makinë ku ishin të fshehura në kroskotin e mjetit që drejtonte.

Pas kontrolleve u zbuluan 4 minat ndërsa persona të cilët do t’i blinin nuk janë bërë publikë nga policia.

Ndoji është person me precedentë të mëparshëm penalë dhe dyshohet se shiste mina me telefon të prodhuara në zonën e Milotit për llogari të grupeve kriminale në Vlorë.

FOTO: Momenti kur lezhjani negocion shitjen e 4 minave me telekomandë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit