-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidentet në Rumani, Vojvoda me tone patriotike: Krenarë që jemi shqiptarë!

Kryesoret

Mërgim Vojvoda foli pas ndeshjes së Rumanisë për ngjarjet e Bukureshtit ku tifozët ekstremistë vendas pushtuan stadiumin me thirrjet diskriminuese dhe banderolat kundër Kosovës.

Kapiteni i “dardanëve” bëri edhe gjestin e shqiponjës në hyrje të tunelit dhe ai flet për këto episode në intervistën pas ndeshjes.

Racizëm, incidente, penallti e kartonë të kuq, Kosova mundet me “hile” në Rumani

“Nuk e pritnim këtë gjë. Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë, nuk e fshehim nga askush. Ne e dimë kush jemi, kemi vuajtur shumë gjatë për të mbajtur emrin shqiptar. Këto janë jashtë humanizmit, jo vetëm jashtë sportit. E përsëris: jemi krenarë që e mbajmë emrin shqiptar. Të ndodhë në vitin 2023 kjo është e pakuptueshme. Të na mbajnë brenda për 40 minuta është e pabesueshme. Dhe po ashtu të na shajnë shtetin. Këta gjëra nuk bënë të ndodhin. Janë racizëm. Kemi gabuar që jemi kthyer në fushë. Nuk bën të lejojmë të na shajnë shtetin pasi kemi derdhur gjak për të. Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari. Kemi luajtur gjatë me një lojtar më pak dhe kjo ka ndikuar shumë”, tha Vojvoda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit