-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: T’i kërkosh kompensim territori Kosovës për Serbinë është padrejtësi

Kryesoret

Në një intervistë për DW vetëm një ditë para takimit me Vuçiç, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka bërë punën e saj dhe se s’mund të pritet kompromis apo lëshim nga Prishtina zyrtare për çështjen e Asociacionit.

I pyetur se për kërkesën perëndimore për zgjidhje konkrete dhe për atë se çfarë ofron Kosova, Kurti ka thënë se Kosova është treguar konstruktive dhe kreative.

Ai ka përmendur edhe pranimin që Kosova i ka bërë propozimit franko-gjerman dhe më pas edhe Marrëveshjes së Ohrit, të cilën edhe ka shprehur gatishmërinë për nënshkrim. Ndërkohë që ka vënë theksin se edhe përkundër se kanë kaluar muaj nga arritja e marrëveshjes, ajo s’po implementohet.

Kurti ka shtuar se të kërkosh nga Kosova që të kompensojë Serbinë për humbjen e territorit në kohën e regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviç është një padrejtësi e madhe.

I pyetur nëse dorëheqja e kryetarëve do të ishte zgjidhje më e lehtë, Kurti ka deklaruar se Kosova ka shtyrë zgjedhjet në veri, ka shtyrë afatin për regjistrim të partive politike për të marrë pjesë Lista Serbe ndërkohë që thekson se serbët i kishin braktisur institucionet dhe kishin bojkotuar zgjedhjet me qëllim të keq.

“Shpresojë që do të kthehemi në binarët e zbatimit të marrëveshjes bazike dhe kjo nënkupton një plan të sekuencuar të zbatimit të marrëveshjes…. çdo herë kur ka shkelje të marrëveshjes, referet Borrel dhe Lajçak, do të duhej të vërshëllenin për shkeljen që u bë, e jo sikurse me datë 24 prill kur Serbia në Këshillin e Evropës votoi kundër anëtarësimit të Kosovës dhe ndonëse kjo ishte shkelje e nenit 4 të marrëveshjes që kemi bërë, nga Brukseli nuk u dëgjua kurrfarë zëri as pëshpërimë, e jo më vërshëllime,” ka thënë Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit