-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisma e parë e opozitës së bashkuar/ Bardhi: Votojmë kundër pagave të Kushtueses

Kryesoret

Deputetët e PD-së së krahut të Sali Berishës, Gazment Bardhit dhe aleatët dolën nga mbledhja e dytë të unifikuar për pikat e ditës së rendit të ditës nesër. Nisma e parë e opozitës së bashkuar, por pa Lulzim Bashës është te përkhrarja sociale dhe rritja e pensioneve.

Kemi vendosur të propozojmë një paketë ligjore për të nisur punën për rritjen e pensioneve, ndihmën ekonomike dhe “PAK” dhe çuarjen përpara për projektligjin për minimumin jetik.

Kemi ndërtuar një axhendë në komisionet parlamentare për interes të publikut për abuzimet me fondet e BE për bujqësinë. Ministria e Bujqësisë duhet të raportojë. Një tjetër çështje është siguria në objektet ushtarake. Ju kujtohet mbjella e kanabisit. Ministri duhet të japë llogari” tha ai.

Projektligjin për rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese tha se nuk do ta votojë. “Kemi unifikuar të gjitha pikat. Ligji për Gjykatën Kushtetuese është me shumicë të cilësuar, nuk ka arsyetim logjik dhe në këtë moment ku flasim qëndrimi është për të votuar kundër një iniciative të tillë” tha ai.

Njoftoi se “janë mbledhur të gjitha firmat dhe nesër do të depozitohen të tre kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore”. Në fund, i pyetur se çfarë ndodh nëse Kuvendi njeh Lulzim Bashën kryetar të grupit të PD-së, ai tha se “nuk kam dyshime që kryetarja e kuvendit nuk do të kryejë një akt provokimi. Kryetari i grupit të PD-së jam unë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit