Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 49-vjeçar pasi ka therur me thikë kushëririn e tij.
Mësohet se ngjarja është regjistruar pas një konflikti për motive të dobëta.
31-vjeçari i plagosur është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.