Policia në Vlorë ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale pasi ka sekuestruar 4 mina me telekomandë, me eksploziv C4, të programuara për shpërthim në distancë.
Për këtë rast, është vënë në pranga një 51-vjeçar nga Lezha, i cili i kishte fshehur 4 minat, me eksploziv C4, në kroskotin e automjetit që drejtonte.
Më herët, Policia e Vlorës sekuestroi 5 mina të tjera gjatë operacioneve “Knock Out” dhe “Knock Out 2”, ndërsa u vunë në pranga 4 shtetasit që transportonin këto mina me eksploziv C4.
Parandalohet krimi në Vlorë, sekuestrohen 4 mina me eksploziv C4