Një operacion i gjerë antidrogë është duke zhvilluar në mbarë vendin. Vetëm në Tiranë janë prerë 120 urdhër arreste. Dhjetëra persona janë shoqëruar, ndaluar dhe arrestuar. Të tjerë janë në kërkim.
Paraprakisht dyshohet se pjesa më e madhe të arrestuarve janë për drogë. Në disa raste agjentët janë infiltruar duke stimuluar blerje për të zbuluar shpërndarësit dhe trafikantët.
Operacioni vijon edhe në rrethe. Arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Korçë dhe Elbasan.
Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.