Lulzim Basha njoftoi sot se do të bashkojë votat me Edi Ramën për të miratuar projektligjin që u rrit pagat gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“PD do të votojë pro rritjes së rrogave të gjyqësorit. Sa më i pavarur gjyqësori aq më e pavarur drejtësia” tha ai.
Gazetarët i kujtuan Bashës se nuk bëhet fjalë për organet e reja të drejtësisë, por për Gjykatën Kushtetuese dhe që projektligjin ka pasur divergjenca edhe brenda shumicës, por kreu i PD-së i injoroi.
Grupi i deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit që janë zëri i shumicës brenda opozitës njoftuan dje se do të votojnë kundër këtij projektligji.
Edhe brenda PS-së ka pasur kundërshti. Fatmir Xhafaj e cilësoi absurd faktin që paga e gjyqtarit Kushtetueses të jetë dy herë më e lartë krahasuar me gjykatën e Lartë.
Megjithatë me ndihmën e Bashës, Edi Rama do ta miratojë vendimin.









