-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell: Sot do të shohim a janë gati Kurti e Vuçiç të marrin përgjegjësi

Kryesoret

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, me anë të një postimi në platformën “X” ka njoftuar për nisjen e takimeve dypalëshe dhe trepalëshe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel ditën e sotme.

Borrell thotë se është koha që të fillohet seriozisht zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër dhe shtoi se sot do të shihet nëse palët janë gati të marrin përgjegjësinë.

“Jam duke pritur Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi,” ka shkruar Borrell.

Që nga ora 09:00 e paradites së sotme kanë nisur takimet në Bruksel, ndërsa aktualisht është duke u mbajtur takimi trepalësh mes Kurtit dhe Vuçiç me ndërmjetësimin e delegatëve të BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit