-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë është Marrëveshja Bazë mes Kosovës dhe Serbisë?

Kryesoret

Propozimi franko-gjerman, propozimi evropian, Marrëveshja Bazë, është ajo për të cilën kanë arritur dakordësi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, më 27 shkurt të këtij viti në Bruksel, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Këtij dokumenti me 11 nene, më 18 mars i është bashkëngjitur një aneks i zbatimit, pas diskutimeve mbi 12-orëshe mes dy palëve në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Dokumenti fillestar, të cilit tani shumica i referohen si Marrëveshja Bazë, u kërkon palëve të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë. Dy palëve u kërkohet ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.

Palëve u kërkohet që t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Për autoritetet në Kosovë, kjo pikë nënkupton që Serbia e njeh de facto shtetësinë e Kosovës.

Aneksi veçon pikën 7 të Marrëveshjes Bazë. Kjo pikë ka të bëjë me sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut.

Disa e shohin këtë pikë si referencë për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni një-etnik.

Muaj më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përmendur modelin kroat si zgjidhje për minoritetin serb./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit