Prej më shumë se dy orësh vijon që zjarri të jetë aktiv në pallatin në rrugën “Sali Butka” te ish-parku i autobusëve në Tiranë. Pallati mori flakë në katin e fundit. Zjarri, tha policia erdhi nga ballkoni.
Shkaqet ende nuk dihen. Forcat të shumta policie dhe të zjarrfikëses po vijojnë betejën me flakët. Rreth orës 16:00 dy ambulanca erdhën me shpejtësi.
Paraprakisht raportohet se një zjarrfikës është asfiksuar nga tymi dhe është dërguar me shpejtësi në spital. Banorët e pallatit janë evakuuar.