-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Amant Josifit në Dubai, reagon për herë të parë policia

Kryesoret

Pas arrestimit të ish-këshilltarit të ish-ministres Olta Xhaçka, Amant Josifi ka ardhur një reagim nga policia.

Për mes një njoftimi sqarues është bërë e ditur se arrestimi i Josifit i cili ndodhej në Dubai dhe ku u bë edhe kapja e tij ka ndodhur pasi ai është i shpallur në kërkim nga autoritet spanjolle.

Arrestohet “truri” i call center Josifi, Berisha: Mik i Olsi Ramës, e fshehu një javë!

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell në Spanjë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”.

Nga këto skema mashtruese janë regjistruar dëme prej qindra milionë euro në xhepat e qytetareve të ndryshëm në vendet e BE-së.

Josifi gjithashtu konsiderohet si një nga personat më të fuqishëm në biznesin e Call-Center në vendin tonë.

EMRI/ Mashtrimet me Call Center-at, arrestohet në Dubai ish-këshilltari i Olta Xhaçkës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit