Një grua është shpëtuar nga qytetarët pasi i ra të fikët në një metro. Ngjarja u regjistrua në Turqi dhe në momentin që i ka rënë të fikët ajo është rrëzuar në shinat e metrosë.
Gruaja 61-vjeçare u shpëtua nga qytetarët e rastit para se treni të arrinte në stacion. Ngjarja ka ndodhur dje në stacionin e metrosë Kızılay në lagjen Çankaya të Ankarasë.
Ajo është dërguar në spital me autoambulancë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.