-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Megaoperacioni antidrogë me 233 të arrestuar, përfaqësuesi i KE-së: Rezultat i punës

Kryesoret

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të zhvilluar mes ministrit Balla dhe zv/drejtor i Përgjithshëm i DG HOME, Johannes Luchner ky i fundit përshëndeti operacionin ku ranë në pranga 233 persona në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në fjalën e tij Luchner u shpreh se lufta kundër krimit të organizuar është dhe do të vijojë të jetë përparësi për BE.

Gjatë Ministerialit, si unë dhe kolegë e mi përgëzuam Shqipërinë dhe të gjithë kolegët ministrin Balla për arritjet, sepse sigurisht është gjë e mirë që të jemi në një konferencë dhe ti diskutojmë këto çështje, por është akoma më mirë kur ne shohim rezultatet e punës që bëjmë.

Lufta kundër krimit të organizuar jo vetëm është por do të vijojë të jetë përparësi për BE, që do të thotë do të mbetet në qendër të programit politik të BE.

Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor janë aleatë tejet të rëndësishëm në fushën e zbatimit të ligjit kundër krim it të organizuar”, u shpreh përfaqësuesi i lartë i Komisionit Europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit