-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë nisur sot takimin në Bruksel.

Ky takim është i pari pas më shumë se katër muajsh dhe vjen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiç zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiç në muajin shkurt.

Kjo marrëveshje me 11 nene parashikon një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë; kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës dhe i detyron ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kurti dhe Vuçiç, sipas axhendës, do të diskutojnë edhe për çështjet aktuale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit