Të paktën gjashtë palestinezë u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi sot gjatë një demonstrate pranë murit të Gazës, raportojnë mediat e huaja.
Tubimi u organizua në zonën Malka, në lindje të qytetit të Gazës për të përkujtuar 18 vjetorin e tërheqjes së Izraelit nga Rripi.
Ushtria izraelite tha se qindra protestues morën pjesë në protestën e dhunshme, duke përfshirë disa që hodhën pajisje shpërthyese dhe granata në barrierën e sigurisë.