-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria merr masat! 2100 rezervistë në gatishmëri ushtarake

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për Forcat e Armatosura.

Në ushtrinë shqiptare, ku shërbejnë 8500 forca aktive do të mobilizohen edhe 2100 rezervistë nisur nga situata e krijuar në lindje, konflikti Rusi-Ukrainë.

Në projektligj kërkohet që në forca rezerviste të përfshihen jo vetëm ish-ushtarakë, por edhe civilë.

Këta të fundit do të kryejnë stërvitje vjetore,  që zgjat nga 15 deri në 45 ditë, dhe me urdhër të veçantë edhe më gjatë se kjo periudhë. Ligji ka edhe efekte financiare të konsiderueshme.

Kostoja fillestare e aktivizimit e përllogaritur për 2100 vetë, do të jetë në vlerën 1,5 miliardë lekë dhe kosto mesatare e mobilizimit për një afat kohor mesatar prej 40 ditë mobilizim në vit do të jetë në vlerën 830 mln lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit