-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trondit ish-tenistja, Angelique Cauchy: Trajneri më përdhunoi 3 herë në ditë kur isha 12 vjeç

Kryesoret

Ish-tenistja, Angelique Cauchy ka tronditur me deklaratën e saj ku ka zbuluar të shkuarën e saj të hidhur në lidhje me ish-trajnerin e saj, Andrew Gueddes.

Cauchy ka rrëfyer se gjatë viteve 1999 kur ajo ishte 12 vjeç ishte përdhunuar nga trajneri i saj 3 herë në ditë gjatë kohës kur ajo ndodhej në një kamp 15-ditor në La Baule në Francën perëndimore.

Ajo më tej ka shtuar se është përdhunuar pothuajse 400 herë nga Gueddes i cili është dënuar për përdhunim të fëmijëve dhe filloi të stërviste Kaushi në vitin 1999, kur ajo ishte 12-vjeç.

Në një intervistë për “France Info”, ish-tenistja tregoi se e përdhunonte pothuajse 200 herë në vit dhe madje kishte menduar edhe vetëvrasjen.

Kam menduar shumë herë të vras ​​veten. Më përdhunonte tri herë në ditë. Natën e parë më kërkoi të shkoja në dhomën e tij dhe unë nuk e bëra, më pas ai erdhi në timen. Ishte më keq. Isha në burg, nuk dilja dot kur të doja,” u shpreh ajo në gjykatë.

Ajo më tej zbuloi se kryetari i klubit të tenisit mbrojti Guedes për shkak të fitimit të titujve për klubin.

Guedes u dënua me 18 vjet burg në vitin 2021 për përdhunimin dhe abuzimin seksual të katër vajzave nga mosha 12 deri në 17-vjeç.

Nga makthi që jetoi, Kaushi kujton saktësisht se sa hapa ndanin dhomat e tyre, duke thënë se ishin 13 hapat e terrorit.

Si një formë shantazhi emocional, Gueddes i kishte thënë asaj se kishte SIDA, duke e frikësuar dhe duke menduar se ajo ishte prekur nga kjo sëmundje që kur ishte fëmijë.

Kam jetuar midis moshës 13 dhe 18-vjeç duke besuar se kam pasur SIDA,” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit