Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë mesditë dy katet e fundit të një pallati në zonën ku ndodhen zyrat e DPSHTRR-së.
Policia thotë se zjarri ka rënë në katin e fundit të ballkonit dhe se zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.
“Rreth orës 14:20 në rrugën “Sali Butka” ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.
@5pyetjet.al Tymi i zi mbulon Tiranën! Flaka “përpin” pallatin, njerëzit dalin me vrap #tirane #zjarr ♬ original sound – 5pyetjet.al
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.
Mes panikut dhe thirrjeve për ndihmë banorët e pallatit janë evakuuar me shpejtësi dhe deri tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.