Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe ndërmjetësit europianë në Bruksel, ka thënë para gazetarëve se nëse kryetarët aktual dorëhiqen në komunat në veri, ai do t’i bindë serbët që të dalin në zgjedhje.
“Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje,” tha Vuçiç.
Ai foli edhe për atë që ndodhi brenda në takim, duke akuzuar Kurtin se po refuzon të themelojë Asociacionin.
“Ne si Serbi i ka pranuar kompromiset e BE. Kurti nuk i ka pranuar. Është e qartë që Kurti po i ik reformave, do të thotë formimit të Asociacionit. Serbia nuk po i ik përgjegjësive të saj,” tha Vuçiç.
“Ne ngritëm çështjen e shpronësimit të paligjshëm, të dëbimit të serbëve nga institucionet nga vendet e tyre të punës, Kurti do të duhet të përgjigjet në pyetjen e shpronësimit, unë nuk besoj në emigracion,” shtoi Vuçiç.