-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

500 mijë euro dëmshpërblim, Dafina Zeqiri paditet nga ish-menaxheri

Kryesoret

Dafina Zeqiri është paditur nga ish-menaxheri i saj Drin Zatriqi, me të cilin i ka prishur marrëdhëniet prej kohësh.

Bëhet fjalë për një prej statuseve të Dafinës në Twitter ku i drejtohej me epitete shumë të rënda ish-menaxherit.

“Drin Zatriqi, shut your fuing dirty mouth (Drin Zatriqi mbylle atë gojë të fëlliqur). Ti je njeri ma zi se krejt çka i përmende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m,” thuhet se ishte shprehur këngëtarja.

Me ketë postim, sipas padisë ka dëmtuar rëndë reputacionin e Zatriqit dhe familjes së tij, duke pasur parasysh se i ai është familjar dhe ka fëmijë. Më tej, në padi thuhet se Zatriqi kishte tërhequr vërejtjen për fyerjet dhe shpifjet ndaj tij, por, siç thuhet në padi Zeqiri kishte postuar sërish në rrjetin social “Twitter”.

“Mos të flasim pse ke ikur nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur të duash,” thuhet të ketë shkruar Dafina Zeqiri.

Në padi, pretendohet për vlerë të dëmit 500 mijë euro, ndërsa kërkohet që përmes ekspertizës të caktohet shuma të cilën e paditura do kërkohet t’ia kompensojë paditësit në emër të dëmit jomaterial.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit