-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi: Kurti pati propozim konkret në takim, BE dhe Serbia asgjë

Kryesoret

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas takimit të djeshëm që u zhvillua në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësim të të dërguarve të BE.

Bislimi ka thënë se Kosova ka qenë pala e vetme që ka pasur një propozim në tavolinë ditën e djeshme.

Kurti pas takimit të djeshëm, që u mbyll pa rezultate, akuzoi Serbinë se ka kushtëzuar vetëm me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se BE kërkesat e Serbisë i ka shndërruar në qëndrime të veta.

“BE-ja dhe Serbia nuk prezantuan asgjë, por insistuan në akomodimin e kërkesës së Serbisë për t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Çdo raportim alternativ është shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i të vërtetës.

Drafti i fundit i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofroi modifikim sipërfaqësor në krahasim me draftin e mëparshëm.

Në takimin e nivelit të lartë më 14 shtator në Bruksel vetëm kryeministri i Kosovës prezantoi draft thelbësor e gjithëpërfshirës,” ka shkruar Bislimi në Twitter.

Image

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit