-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është shqiptari që u vra me plumb në kokë

Kryesoret

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit shqiptar që u vra ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Pire. Sipas mediave greke, autori është një 68-vjeçar, që e ka qëlluar me pushkë. Fillimisht e ka goditur nga jashtë parkingut ku punonte shqiptari dhe më pas i ka shkuar afër duke e qëlluar sërish dhe më pas është larguar.

Shqiptari, babai i tre fëmijëve u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori. Arratia e autorit zgjati shumë pak pasi u arrestua. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por po sipas mediave greke, shqiptari dhe greku kishin pasur debat më parë. Banorë të zonës raportuan se 68-vjeçari po krijonte probleme në përgjithësi.

Dëshmitarët: Shqiptari thirri fëmijët, greku e qëlloi në kokë

Njëri zbriti nga pallati dhe qëlloi një person. Një punëtor parkingu. Ata duhet të kenë pasur ndonjë debat, sepse plaku ka zbritur me pushkë dhe e ka qëlluar dy herë në fytyrë. Jemi të tronditur. Burri kishte rënë përtokë i mbuluar me gjak. Ambulanca mbërriti pas një ore, por viktima me siguri tashmë kishte vdekur. Ne ende po dridhemi vërtet”, tha një dëshmitar okular për “iefimerida”.

“Plaku e qëlloi në kokë…”! Dëshmitari: E mbuloi gjaku! Ja si e vrau greku shqiptarin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit