Vendet e G7 po planifikojnë që në 2-3 javët e ardhshme të shpallin ndalimin e importeve të diamanteve ruse.
Zyrtarët belgë kanë konfirmuar se kjo është një përpjekje për të zvogëluar më tej të ardhurat që mund të ndihmojnë në financimin e përpjekjeve të luftës së Rusisë në Ukrainë. Embargoja e propozuar nga Belgjika do të hyjë në fuqi në janar.
“Ne po flasim për ristrukturimin e një tregu global,” tha një zyrtar, duke pranuar se sistemi nuk do të funksionojë menjëherë në mënyrë perfekte dhe se G7 është ende duke vlerësuar planin e propozuar të Belgjikës.
Ndërkohë vitin e kaluar sipas të dhënëve, BE bleu 1.4 miliardë euro diamante ruse. Përpjekjet për të ulur të ardhurat e Rusisë nga eksporti i diamanteve janë në diskutim mes udhëheqësve të G7 që nga viti i kaluar.